Të shtrirë nëpër krevatet e tyre, të lidhur me zinxhirët e lojës që u ka caktuar Vëllai i Madh, banorët po kalonin një moment qetësie.





Papritur, banorja e re që u fut mbrëmjen e djeshme, aktorja Eva Alikaj ia fillon të qarës me ngashërim. Banorët shtangin.





Luizi e pyet në mos ka parë ndonjë ëndërr dhe është trembur. Jo, ia kthen Eva…babi…babi mu kujtua.Tan Brahimi ndërhyn duke thënë që i ka νd.kur i jati para një muaji e gjysëm. Luizi i thotë që është në dijeni të këtij fakti.





Maestro i afrohet për ta ngushëlluar duke e pyetur a do pak ujë. Eva qan akoma më shumë.Maestro i thotë disa fjalë ngushëlluese, “bëhu e fortë jeta vazhdon”, dhe Luizi i ofron pak ujë. Banorët heshtin të gjithë.