




Javën e shkuar Olta ishte në një nominim të fortë me Armaldon dhe Kristit. Si asnjëherë më parë, verdikti i publikut do të merrej nga studio. Olta ishte e para që i shpëtoi këtij votimi.





Por publikut, nuk i ka shpëtuar një detaj nga rikthimi i saj në lojë. Kur Olta, Maestro dhe Kristi shkuan në studio, ajo ishte me grim dhe krejtësisht e rregulluar.





Por, kur u rikthye në shtëpi, pak minuta më pas, publiku ka vënë re se ajo ishte pa grim, dhe specifikisht me buzëkuqin e larguar.
Kaq mjaftoi që në rrjet të shpërthente teoria se në ato pak minuta pas skene, Olta të kishte takuar bashkëshortin dhe të ishte puthur me të.





Kujtojmë se po atë mbrëmje në shtëpinë e “Big Brother”, si surprizë kishte ardhur edhe mamaja e aktores. Mes lotëve, ajo përqafoi të ëmën, ndërsa sapo iu hodh në qafë, i tha se donte të ikte nga shtëpia e “Big Brother”, sepse po çmendej.




