E àkuzuan se ndau Luizin dhe Kiarën-Lekatari revoltohet dhe ka një përgjigjje për kritikuesit

Lajme

Opinionistja, Zhaklin Lekatari pas “Prime-të” të fundit të “Big Brother VIP Albania” është përballur me kritika të shumta nga admiruesit e lidhjes Kiara-Luiz.

Kjo, pasi ajo e ka kritikuar qasjen e Luizit ndaj Kiarës, e që një pjesë e publikut e kanë konsideruar se ka qenë arsyeja e prishjes së marëdhënies ndërmjet çiftit.

Në një paraqitje publike, Lekatari i ka mohuar pretendimet e fansave të dyshes.

“Nuk jam aty për të ndar askënd. Unë edhe në jetën time të përditëshme nuk është se ndaj çifte. Kur dikush më kërkon një këshillë, unë jap një këshillë dhe vendimi i përketë personit që është në çift.

Unë i nxis njerëzit të reflektojnë në marrëdheniet e tyre dhe të zgjedhin vetën e tyre në vend se të zgjedhin një person tjetër.

Të kenë besim tek vetja e tyre dhe të kenë besim tek projeksioni që kanë për jetën e tyre”, ka thënë ajo.