Armaldo dhe Bledi janë përplasur gjatë ditës së sotme, fillimisht për shkak të Valbonës, e më pas kanë risjellë në vëmendje komentin e Maestros për “qëllimin” e Bledit në “BBV.”





Sa i përket Valbonës, Maestro shprehu se Bledi e ka nxitur Valbonën kundër tij, pas vendimit të tij për të mos e futur Bonën në “burg”. Fjalia e Maestros, “çfarë e duam Bonën”, nuk u prit mirë nga ajo dhe banorët e tjerë, përfshirë edhe Bledin e gjykuan si të gabuar fjalinë e tij.





Që kur Bledi u bë pjesë e “BBV”, Maestro i tha Luizit se ai ka hyrë me qëllimin që ta sulmojë atë, në kuadrin e lojës, duke shtuar se do të përdorë pikën e tij të dobët, Kiarën. Kjo u rikthye në vëmendje sot nga Bledi, i cili iu drejtua me fjalë të ashpra Maestros.





Pjesë nga debati: Bledi: Ti ke thënë poshtërsinë më të madhe në “BBV”. Kur unë isha në krevat, ti i the Luizit “kujdes gruan”, për Kiarën. Është më e ndyra, ti ndoshta je rritur në një ambien që ngacmoni gratë e shokëve, por unë nuk i bëj këto gjëra.





Armaldo: Nuk mund të më provokosh mua duke më thënë që jam mësuar në familjen time duke ngacmuar gratë e shokëve. Mati fjalët që nxjerr nga goja.





Dhe sonte ne live prime Big Brother Vip Albania ai e ofèndoi Maestron .