Edhe pse nënë e dy fëmijëve, Tuna ‘shkrinë’ sheikët me këto linja trupore në Dubai

Lajme

Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdiu e njohur si Tuna, është një nga këngëtaret mjaftë të përfolura.

Përveç për këngë, Tuna ka qenë pjesë e mediave roze edhe për jetën e saj private.

Ajo ishte e martuar me Patris Berishën, me të cilin ka edhe dy fëmijë.Mirëpo duket se pas disa ndarjeve dhe bashkimeve, çifti i ka dhënë fund përfundimisht lidhjes së tyre, përcjell ORAinfo.

E tani këngëtarja po e shijon jetën me dy fëmijët e saj dhe shoqërinë.Ajo se fundmi po i kalon pushimet në Dubai. Nga atje ajo ka sjell disa imazhe ku shfaqet super joshëse.

E veshur me bikini, Tuna nuk heziton t’i ekspozojë linjat e saj në top formë.Edhe pse nënë e dy fëmijëve, këtë trup të Tunë do ta dëshironin edhe vajzat 20 vjeçare. /ORAinfo/