Frikë nga babi Sabi, Kristi dhe Keisi takohen fshehurazi në vendin sekret për t’u përqafuar (foto)

Lajme

Hyrja e Sabianit në “BBV” ka trazuar jo pak marrëdhënien e vajzës së tij, Keisit me Kristin. Çifti është parë mjaft në siklet pas përfundimit të Prime-it, ndërsa Sabiani nuk ka ngurruar të shprehë qëndrimin e tij kundër lidhjes së tyre.

“Dilema ime ka qenë që ajo është naive. Njerëzit janë ‘gjej shesh, bëj përshesh’. Unë jam më i rrahur me këto gjëra.

Më ka rënë diçka që nuk e prisja, nuk prisja të më ndodhte kjo gjëja”-tha Sabiani në një diskutim me Oltën dhe Qetsorin.

Nga ana tjetër, Kristi ka pranuar se është në siklet, ndërsa në një diskutim me vajzat, ka shprehur se do ta respektojë Sabianin.