




Luiz Ejllit i ka rënë goja duke kërkuar shansin për të qenë para kutisë së Pandorës. Dëshira e tij ka qenë që të bënte një nominim të fortë.





Kjo dëshirë me sa duket iu realizua sonte por tashmë dinamikat në shtëpinë e Big Brother kanë ndryshuar. 6 hyrje të reja të cilat do të sfumojnë shumë dinamika të vjetra brenda shtëpis.





Le të themi se tashmë produksioni nuk ndihet edhe aq “i rrezikuar” nga ndonjë eliminim i rëndësishëm pasi e mbushi prapë shtëpinë me lojtarë interesantë. Pra kjo dëshirë, Luizit iu realizua në një moment që as nuk i duhet fare.





Por gjithsesi ai ndoqi dëshirën e tij të hershme dhe zgjodhi të hapë kutinë dhe nominoi Armaldo, Kristin dhe Oltën. Fiks sic kishte dashur prej kohësh.





Surpriza që mori Luizi ishte të takonte dy shokët e tij të ngushtë. Kur i pa ai qeshi pasi ata kishin lyer flokët njësoj si ai.




