Kejvina Kthella është një nga mbështetëset më të mëdha të Luizit tanimë.





Ajo poston shpesh video të tyre nga “Big Brother VIP” në Instagram teksa para disa javësh i dërgoi edhe një dron.
Së fundmi, Kejvina duket se ka vendosur të arratiset paksa nga zhurma dhe jeta në Tiranë. Modelja ka bërë një udhëtim në Afrikë, ku mes të tjerash ka shkuar publikuar në Instagram videon e një luani.





Krah saj ka vendosur një “L” dhe emojin e një Luani duke treguar kështu suportin e saj për Luizin nga Afrika.
Para disa javësh Kejvina foli hapur nga “A-ja” te “Zh-ja” mbi eksperiencën e saj në “Big Brother Vip”, për të cilën shkruan se ishte një vendim i gabuar i marrë nga ajo.





Kejvina shkruante se është manipuluar dhe se eksperienca e saj e ka mësuar të dallojë miqtë nga “pseudomiqtë.”





“Kejvina e BB Vip, ra pre e një manipulimi, të turpshëm, por unë nuk jam këtu për t’u viktimizuar. Jam për të treguar se si ndjehem dhe se si përshkallëzoi situata. Big Brother Vip nuk është formati i lojës që më përshtatet mua. E kam kuptuar me vonesë ndoshta, por kam qenë ende brenda në shtëpi kur kam kërkuar të dal. Unë duhet të dilja nga ajo shtëpi, sepse vendimi im për tu futur ishte i gabuar. Por për një gjë jam mirënjohëse dhe këtë e them me plot gojën. Kjo eksperiencë më mësoi të njoh njerëzit e vërtetë, të njoh miqtë nga pseudomiqtë, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së Big Brother dhe të rritem”– thuhej në postimin e Kejvinës.





Modelja ka kërkuar ndjesë publike edhe ndaj Luizit, të cilin e cilëson si “njeriun e vetëm që e ka dashur dhe është treguar i vërtetë me të”.