




Me një komunikim zyrtar nga “Big Borther Vip”, Ermiona Lekbello është skualifikuar ditën e sotme nga loja.





Në zarfin e zi që erdhi këtë mëngjes në shtëpi, shkruhej se pas paralajmërimit të mbrëmshëm nga “Vëllai i Madh”, këngëtarja ka ushtruar “në mënyrë të përsëritur” dhunë verbale ndaj banorëve prandaj edhe është përjashtuar menjëherë.





Në dukje, shkak për përjashtimin e Jonës është bërë një debat mes asaj Oltës dhe Maestros. Mesa duket Ermiona ka përdorur fjalë bαηnle ndaj aktores, e cila ditën e sotme po tregonte se ajo e kishte quajtur “balenë” si dhe e kishte ofenduar. Por edhe sepse Ermiona qëndisi disa fjalë kundër “ngritjes” se femrave dje…skena që i pamë të gjithë. Ndërkohë, gjatë një bisede me Luizin, teksa po bënte gati valixhet për tu larguar Ermiona i kërkoi këngëtarit që pas largimit mos lejojë që të flasin keq për të brenda në shtëpi.





Ermiona: Të lutem mos lejo që të ndyjnë emrin tim kur të dal. Luizi: Jona kur ikën një person këtu kur del nga shtëpia, nuk merret më njeri, ta siguroj. Në momentin kur Ermiona ishte duke dalë nga shtëpia, të vetmit që u afruan për ta përcjellë ishin: Luizi, Eva, Kristi, Keisi dhe Tani. Banorët e tjerë, ishin jashtë në oborr, duke diskutuar ngjarjet që ndodhën, duke zgjedhur që mos ta takonin.





Ermiona përqafoi dhe puthi Luizin, me të cilin ka pasur afrimitet më shumë në shtëpi, ndërsa si për çudi, Kiara nuk tentoi as ta takonte.‘Të fala vajzës‘- i thotë Luizi dhe Eva.