Luizi i tregon Kiarës çfarë i thanë mjekët pas vizitës që i bënë fshehtas banorëve

Lajme

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP, ku personazhi kryesor i kësaj shtëpie është shumë sëmurë. Luiz Ejlli ka qëndruar për disa orë shtrirë në krevat pa folur me asnjeri.

Ndërsa Big Brother ka organizuar një festë për vajzat dhe gratë që ndodhen në shtëpinë më të madhe në Shqipëri, mësohet se një ekip mjekësor ka mbërritur aty për t’i ardhur në ndihmë Luizit. Fillimisht, ai i ka treguar Kiarës dhe më pas Ermionës që është shumë sëmurë.

Ai u ka treguar dy banoreve se siç duket i është kthyer sëmundja e vjetër, pasi vuan nga stafilokoku. Më pas, Kiara ka kërkuar një vizitë mjekësore për Luizin në dhomën e rrëfimit, duke mos u treguar banorëve të tjerë.

I vetmi që e ka kuptuar këtë situatë ka qenë maestro, i cili ka dalë jashtë dhe i ka thënë Kiarës se paska ardhur një doktor për Luizin në shtëpinë e Big Brother, por kjo e fundit i ka kërkuar që mos të tregojë gjë tek banorët e tjerë.

Pasi Luizi ka kryer vizitën mjekësore, ai ka dalë jashtë dhe i është bashkuar grupit. Më pas, ai ka shkuar bashkë me Kiarën te krevati i saj dhe i ka treguar për vizitën mjekësore se erdhën dy-tre mjekë dhe e vizituan duke i dhënë disa ilaçe.

Produksioni gjatë ditëve të fundit është munduar vetëm të nxjerrë keq Luizin dhe Kiarën, duke bërë edhe situatën e paprecedentë në Prime, ku i bënë gjyqin Kiarës për ta ndarë nga Luizi, ndërsa mbrojtën tradhtinë e Kristit për të dashurën, duke tentuar ta lidhin me Keisin.