”Mezi po pres ta bëjmë në krevat”, Luizi: Sa më prek Kiara më dridhet trupi, ka shkuar atje ku s’mban më

Lajme

Banorja e re, Jori ka bërë që Luizi dhe Kiara të hapen më shumë për marrëdhënien e tyre. Teksa Kiara, po grimohej, Luizi dhe Jori po i qëndronin pranë dhe në një moment çifti i tregoi Jorit se ata zihen shumë.

Jori mendoi se ata e mbyllin më vonë me paqe duke nënkuptuar marrëdhënien in time, por Luizi i tha se atë moment e kanë lënë për jashtë.

Luizi u shpreh se nuk ia ka kërkuar ku rrë Kiarës të kryejnë marrëdhënie brenda shtëpisë pasi e sheh si gjë të shenjtë, edhe pse është diçka që e mendon ndërsa Kiara tha se nuk do e bënte kurrë dhe e kontrollon veten.

Luizi: Ka ardhur një pikë që s’mban më. Sa më prek më dridhet trupi. Femrat kanë më vetëkontroll. Kështu tha dhe Kiara deri në një farë pike.

Luizi: Jo s’ka lidhje, nuk flemë bashkë se unë gërrhas shumë, kjo e ka gjumin e lehtë. Pastaj sesi më duket të flemë. Unë kur flej, dua ta konkretizoj. Ajo gjë do vijë natyrshëm, por jo këtu.