Në Mes Të Koncertit Në SHBA, Alban Skenderaj I Thotë Dy Fjalë Për Luiz Ejllin! (Video)

Lajme

Luiz Ejlli vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut. Mes tyre, dy fjalë për këngëtarin i ka thënë së fundmi dhe Alban Skënderaj.

Teksa ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me Miriam Canin duke kënduar në një koncert, Albani përmendi një moment edhe emrin e Luizit.

Ai tregoi në një farë mënyre para shqiptarëve se Luizi është banori i tij i preferuar.

“Mëngjes, drekë, darkë. Ka qënë Luizi patjetër, është i mrekullueshëm”, tha Albani.

Kujtojmë se hashtagu i Luiz Ejllit në rrjetin social TikTok, ka kaluar mbi 3 bilion shikime.