Oferta marramendese qe Top Channel i beri Efit , Ja ku do ta shikoni tani e tutje…

Lajme

Largimi i Efit nga shtëpia e BBV natën e mbrëmshme ka ngjallur debate dhe diskutime të shumta në rrjet ku publiku duket i pakënaqur.

Efi ishte një nga banoret më aktive dhe më të dashura nga publiku, i cili e ka të vështirë ta besojë që e nxorrën jashtë shtëpisë votat e tyre.

Pra, publiku është i bindur se Efi u nxorr jashtë nga produksioni dhe jo votat e tyre. Për të mos folur pastaj për nominimin e Deas që ngelet një diskutim më vete në publik.

Mësohet se TCH i ka bërë direkt një ofertë Efit për të qenë pjesë e njërit prej emisioneve të fundjavës që transmetohet në këtë ekran.

Bëhet fjalë për “E Diell” dhe Efit i është ofruar të prezantojë një nga rubrikat e këtij emisioni që zgjat disa orë dhe janë shumë të klikuara në Youtube.

Por Efi ende s’ka kthyer një përgjigje duke qenë se nuk kanë kaluar as 24 orë nga dalja e papritur nga shtëpia e BBV.