Olta ndan rrëfimin prekës: ‘Para se të hyja në BBVA isha shtatzënë dhe e humba fëmijën’

Lajme

Olta Gixhari ka rrëfyer mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP” se ka humbur një fëmijë.

Banorët kanë bërë një lojë me pyetje-përgjigje dhe ishte Luizi ai që tregoi se nëna e tij ka humbur një djalë, duke u shprehur se do kishte një vëlla më të vogël.

Pas kësaj Olta ndau rrëfimim e saj. Ajo tha se ishte shtatzënë 4-javëshe para se të hynte në BBVA, por fatkeqësisht fëmija nuk ia doli të vinte në jetë.

“Para se të hyja në BBVA tentova të bëja një fëmijë tjetër dhe ngela shtatzënë. Por, e humba. Isha shumë e vogël 4-javëshe. Por faktikisht asnjë nuk e di. Dori [partneri] e di kështu “ose…ose”. Se unë i kaloj gjërat me sportivitet. Nuk e di sa e fortë jam. Unë jam supersticioze. Nëse nuk do e kisha humbur sigurisht nuk do isha futur në BBVA. Ditët e para që isha në dilem nëse po e humbja apo ishte diçka normale që po ndodhte, po mendoja “Nëse e kam humbur fëmijën do hy në BBVA”. -rrëfeu Olta.

Kujtojmë se Olta dhe partneri i saj janë prindër të një djali 2-vjeçar, Amaris.