Tea Trifoni ishte sot e ftuar në emisionin “E Diell” ku pranoi për herë të parë publikisht se i pëlqente Luizi.





Diçka e tillë është aluduar shpesh në rrjet, por vetëm së fundmi është konfirmuar.
Tea tha se do donte të kishin krijuar diçka bashkë, mirëpo ofendimet e Luizit bënë që kjo të mos ndodhte.





‘Mua Luizi më pëlqente shumë dhe do doja shumë që të kishim krijuar diçka bashkë aty brenda por nuk na eci se ai më ofendoi. Më serioze se kaq nuk ka’, u shpreh ajo. Mirëpo Tea la të kuptohej se kjo ishte vetëm në kuadër të lojës.