Tea Trifoni: ‘Fansi i Luizit tentoi të më godiste me makinë’

Lajme

Vazhdojmë pak me ‘kronikën e zezë nga fansat e Luizit’.

Përveçse është vën re në komentet dhe qëndrimet në rrjet, edhe personazhe publikë kanë shfaqur shqetësim nga sulmet e fansave të Luizit. Por megjithatë mbeten të dyshimta për vërtetësinë e tyre!

Së fundmi Tea Trifoni rrëfeu në emision “S’e luan topi” se një nga fansat e Luizit, sipas saj, tentoi ta përplaste me makinë.

“Pak ditë më parë, dikush u mundua të më përplaste me makinë. Një nga fansat e Luizit. Big Brother vazhdon edhe jashtë. Isha në makinë, isha pasagjere. Motra e vogël ishte në timon dhe dikush po mundohej të na përplaste që të bënim karambol.” – tha ajo.

Në këtë rast lind pyetja si e kuptoi Tea që ishte fans i Luizit:

“E kuptova që ishte fansi i Luizit se po na hidhte ujë, po fliste, po thërriste, kush tjetër mund të ishte?!. Po shante deri-diku,”- u shpreh Tea.