U përfol se ka akoma ndjenja për ish të dashurin, reagon tezja e Kiarës: E ka mik atë, do Luizin

Lajme

Çifti i krijuar brenda shtëpisë së BBV, Luiz-Kiara, po komentohet masivisht në rrjet dhe të shumtë janë ata që nuk besojnë te ndjenjat e moderatores ndaj këngëtarit.

Madje tek dashuria e saj, nuk besojnë as shokët e ngushtë të Luizit, të cilët në një intervistë ditën e djeshme thanë se nëse do të ishin në vend të Luizit nuk do e kishin duruar dot Kiarën.

Por, së fundmi ka ardhur një reagim nga tezja e Kiarës, Gena, e cila në një postim në InstaStory shkruan se askush nuk mund të përdorë emrin dhe jetën private të Kiarës, përsa kohë ajo nuk është prezente.

“Askush nuk mund të përdorë emrin tënd dhe jetën tënde private për sa kohë nuk je prezente ti zemra ime. Turp për këdo që arrin të harrojë se jashtë lojës së Big Brother-it ti je po kjo, vajzë me të mirat dhe të metat që ka çdo njeri. Për familjen tënde je krenari s’ka rëndësi kush nuk të do e nuk të vlerëson. Po shihet qartë që për klikime dhe famë ju errësohen sytë nuk njohin më as kë kanë familje e jo më miq. Shfaqja duhet të vazhdojë.” shkruan tezja e Kiarës.

Ndërkohë, një reagim tjetër ka ardhur dhe nga miku i saj Arbër Zeka, i cili thotë se mes Kiarës dhe ishit të saj, Butrintit nuk ka asgjë tjetër përveç shoqërisë.

“Unë me zemër e mbështes një vajzë të sinqertë dhe të mrekullueshme si Kiara. Ju kisha lujt, kujdes me komente dhe mos të gjykojmë një vajzë si Kiara. Pasi kam bërë publike që kam një shoqëri me Kiarën, më kanë ardhur 100 pyetje në lidhje me Kiarën dhe Butrintin. Sqarim, Kiara nuk ka asnjë lidhje përpos shoqërore me Butrintin dhe asgjë më shumë. Këngët që i lëshojnë në shtëpi të produksionit janë zgjedhje e produksionit, jo kërkesë e Kiarës.” thuhet në reagim.
Ndërsa në një InstaStory tjetër ai ka publikuar momentin e suprizës që Luizi i bëri Kiarës për Shën Valentin dhe krahas saj shkruan: “Sytë nuk mash trojnë kurrë, dashuri e vërtetë”.